Orari i xhiros së 32-të në Superligë, mund të vendos shumë gjëra

Xhiro e 32-të në Albi Mall Superligë starton ditën e premte.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro do të luhet në Drenas, me skuadrën tanimë të rënë nga Superliga, Feronikeli ’74 që pret Gjilanin.

Të shtunën me fillim nga ora 15:00 luhet sfida në Liman Gegaj mes Malishevës dhe Dukagjinit.

Ndërkohë nga ora 20:00 po të shtunën do të përballen Prishtina dhe Ballkani.

Të dielën në program janë dy ndeshje të tjera, ku lideri Drita takohet me Llapin.

Sfida tjetër është ajo mes Suharekës dhe Ferizajt.

Të gjitha duelet luhen nga ora 15:00, përveç kryendeshjes Prishtina – Ballkani që luhet me fillim nga ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *