Orari i ndeshjeve të Serisë A, ja kur do të përballen Juventusi dhe Lazio

Pas dhënies së miratimit nga qeveria italiane për të nisur Serinë A në datën 20 qershor, liga e futbollit italian po punon përcaktimin e orareve të ndeshjeve pasi pjesa e mbetur e sezonit do të zgjasë deri në muajt e nxehtë e verës.

Klubet e futbollit italian kanë kërkuar që takimet të mos zhvillohen para orës 17:00 për shkak të nxehtësisë së madhe.

Ndërkohë oraret kur mund të luhen takimet janë 17:00, 17:15, 19:15 dhe 21:30.

Për sa i përket sfidës mes Juventusit dhe Lazios “ANSA” dhe “Tuttosport” raportojnë se kjo sfidë mund të luhet në 20 korrik dhe orari i mundshëm është 21:30.Edicioni 2019-2020 do të mbyllet në datën 2 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *