Xhiro e 11-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë me pesë duele në fundjavë.
Pritet të jetë një xhiro shumë interesante në Albi Mall Superligë me disa ndeshje tejet të zjarrta.
Dy ndeshje janë në program për tu zhvilluar të shtunën derisa tre të tjera ditën e diel.
Dukagjini pret liderin aktual Dritën në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante pasi dy skuadrat janë në top formë.
Të shtunën ndeshje interesante pritet të jetë edhe në kryeqytet, ku Prishtina përballet me Ferizajn.
Ndërkohë të dielën dueli kryesor do të zhvillohet në Skenderaj mes Drenicës dhe Ballkanit.
Duele tjera interesante janë edhe ato mes Trepçës ’89 dhe Llapit si dhe Malisheva – Gjilani.