Kompania britanike që monitoron të dhënat në sport, ka bërë një parashikim mjaft befasues, duke analizuar skuadrat dhe potencialet e tyre duke filluar nga mbrojtja dhe cilësitë ofanzive.
Sipas “Optas”, Milan nuk do të jetë kampion i Serie A, pavarësisht formës së mirë të djemëve të Stefano Piolit, edhe fakti që ata gjenden në vendin e parë në tabelë dhe janë shpallur kampionë vjeshtorë.
Shancet më të mëdha për të fituar titullin në Itali, sipas “Optas”, i ka Interi me 35.8%, ndërsa i dyti me radhë është Juventus me 23.1%.
Sipas algoritmit, Milani ka vetëm 21.3% mundësi të fitimit të Scudettos, transmeton lajmi.net.
Sa i përket rënies në Serie B, favoritë janë skuadrat e Crotones, Parmas dhe Cagliarit.