E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë ende e paqartë.
Sulmuesi shqiptar ka tërhequr interesimin e disa klubeve të njohura evropiane, por që ende nuk ka lëvizje konkrete.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar të rejat e fundit rreth të ardhmes së lojtarit.
Sipas tij, qëndrimi i Chelseat për Brojën vazhdon të jetë ende i njëjtë, me klubin që nuk pranon asnjë ofertë.
Trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, thuhet se insiston në mbajtjen e 20-vjeçarit në skuadër dhe se nuk e dëshiron largimin e tij në formë të përhershme.
Chelsea së fundi ka refuzuar edhe një ofertë prej 30 milionë funtesh të West Ham Unitedit për anëtarin e Kombëtares shqiptare.
Romano gjithashtu paralajmëroi se më shumë bisedime me “Blutë” do zhvillohen së shpejti.
Ndryshe, Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.