Tashmë është shumë e qartë, Barcelona nuk ka mundësi ekonomike të bëjë çmenduri për të bindur Interit për kartonin e Lautaro Martinezit, pas marrëveshjes që ka arritur me përfaqësuesit e futbollistit (12 milionë euro plus bonuset për 5 vite).
Sipas “El Mundo Deportivos”, oferta e fundit për zikaltrit është 70 milionë euro plus kartonin e Junior Firpos, që nga ajo që shkruhet nga e përditshmja katalane vlerësohet 41 milionë euro. Pra, 70+41 bëjnë 111 milionë, fiks sa klauzola e largimit që sulmuesi argjentinas ka në kontratë.
Sa i përket 23-vjeçarit anësor të “blaugranave”, ai mund të përshtatet në mënyrë perfekte me futbollin e Contes, duke parë cilësitë e tij atletike (shpejtësi dhe rezistencë). Me Firpon trajneri italian mund të bazohet në skemën 3-5-2, duke e aktivizuar lojtarin domenikan në krah.
Gjithsesi, vlera ekonomike e kërkuar nga Barcelona për këtë futbollist duket e ekzagjeruar. Vështirë se Interi mund ta pranojë këtë ofertë. Gjërat mundtë ndryshojnë nëse “blaugranat” rritin pjesën “cash” të ofertës, pra nëse shpenzojnë më shumë se 70 milionë…