Ofenduan organet e FFK-së, dënohet rëndë klubi i Ballkanit

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të e 31-të të Superligës si dhe të xhiros së 24-të të Ligës së parë, Grupi A dhe Grupi B.

Duke iu referuar të gjitha fakteve dhe dëshmive, Komisioni disiplinor ka dënuar klubin e Ballkanit me shumën prej 2000 euro për deklaratat ofenduese drejtuar organeve të FFK-së.

Ky është vendimi i plotë:

FC ”Ballkani” nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për deklarata ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve, me çka shkel kodin e sjelljes sportive dhe cenon shprehimisht aktet normative të FFK-së, duke tejkaluar suazat normale të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore. Bazuar në nenin 38 paragrafi 1 (për kundërvajtje të paraparë) dhe nenit 8 pika 4 / C dhe neni 10 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me shumën prej 2000 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi).

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi ; datë 30.04.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *