Ndryshime interesante pritet të ketë në repartin ofensivë të Liverpoolit për sezonin e ardhshëm.
Kampioni në fuqi i Anglisë pritet të largojë sulmuesin uruguaian Darwin Nunez dhe tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Ylli slloven i RB Leipzig, Benjamin Sesko është bërë objektivi kryesor i The Reds për të zënë vendin e Nunez në Anfield sipas asaj që ka raportuar GiveMeSport.
Mediat e ndryshme në Ishull kanë raportuar se Reds po shqyrtojnë një transferim të sulmuesit slloven, ndërsa përgatiten për një largim të mundshëm të Nunez, i cili ka luftuar për të përmbushur pritjet.
Nunez, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Benfica në vitin 2022, thuhet se po tërheq interes të fortë nga Atletico Madrid.
Diego Simeone thuhet se është i etur ta sjellë uruguaianin në kryeqytetin spanjoll, me ekipin e La Ligës që e sheh atë si një zëvendësim të mundshëm për Angel Correa, i cili mund të largohet nga klubi këtë verë.
Meqë thuhet se Liverpooli e ka informuar Nunezin se ai nuk është në planet e tyre afatgjata, drejtori sportiv Michael Edwards e ka identifikuar Seskon si një kandidat kyç për të forcuar vijën sulmuese.
Sesko, i cili raportohet se ka një klauzolë lirimi prej 55 milionë funtesh, më parë ishte i lidhur me skuadrat e Premier League , Manchester United, Arsenal dhe Chelsea.
Benjamin Sesko ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 42 ndeshje këtë sezon.