Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron sot në Stamboll të Turqisë me ftesë të UEFA-së, ku po merr pjesë në shortin për Champions League.
Ademi gjatë kësaj vizite ka pasur takime të shumta me njerëz eminent të futbollit.
Ai shihet i shoqëruar me legjendën portugeze ish-futbollistin e famshëm Luis Figon, me të cilin ka diskutuar për futbollin kosovar dhe mundësinë e bashkëpunimit për ngritjen profesionale të futbollit tonë.
Ceremonia e hedhjes së Shortit për Fazën e Grupeve në Ligën e Kampionëve nis sot nga ora 18:00.
Të kujtojmë se pjesë e garave ndërkombëtare nga Superliga e Kosovës është Ballkani që sonte luan me Shkupin dhe në rast fitoreje do të kualifikohet ën fazën e Grupeve në Conference League.