Numër i çuditshëm në fanellë, Manaj bëhet gati për debutimin në Serie A

Rei Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës, te skuadra e Spezias.

Shqiptari pritet të bëjë debutimin në Serinë A, ditën e sotme, teksa është i grumbulluar nga trajneri Tiago Mota, për sfidën ndaj Udineses që do të startojë në orën 15:00. Gjasat janë që Manaj ta nisë këtë përballje nga stoli, duke qenë se ka vetëm pak ditë që është bashkuar me skuadrën e re.

Një fakt interesant që duhet theksuar është numri që sulmuesi i Kombëtares, do të mbajë mbi shpinë në këtë takim. Sipas “Sportmediaset”, Manaj do të veshë fanellën me numrin 54. Kujtojmë që te Shqipëria Manaj mban numrim 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *