Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka shpallur Mervan Bejtullahun si gjyqtarin më të mirë në vendin tonë për vitin 2020.
Ky vendim siç duket nuk i ka pëlqyer gjyqtari të ri, Dardan Çakës, i cili përmes llogarisë së rij zyrtare në facebook ka bërë një reagim interesant.
Çaka e ka cilësuar vitin 2020 si shumë të suksesshëm në aspektin profesional.
Tutje ai ka falënderuar të gjithë ata që e vlerësuan gjatë këtij viti.
Për fund gjyqtari i ri ka thënë se sot ndihet më i motivuar se kurrë me parë.
Më poshtë keni postimin e plotë të ‘Dardan Çakës.