Southampton fitoi dje 3-1 me West Ham në 1/8 e Kupës FA në Angli. Sulmuesi kuqezi, Armando Broja ishte deçiziv mbrëmjen e djeshme, teksa fitoi një 11 metërsh dhe shënoi golin e tretë me një veprim fantastik në fundin e sfidës.
Më i miri në fushë për të tijtë, Armando Broja ka tërbuar edhe komentatorët. Në versionin arab të BeIn Sport, komentatori i sfidës është emocionuar nga goli i realizuar prej 20 vjeçarit, duke e pagëzuar me emrin “Armando Maradoa”.
Veprimet fantastike, loja dhe golat kanë bërë që Broja të “shëtisë” kudo në botë, teksa që sot quhet edhe Armando Broja Maradona.
Armando Broja ? pic.twitter.com/zExnjuJGvP
— A (@ItsAhmedIndeed) March 2, 2022