Harry Kane ka thënë se dhimbja nga disfata e Anglisë në finale të Euro 2020 kundër Italisë në penallti nuk do t’iu zhduket lojtarëve anglezë gjatë gjithë karrierës së tyre, duke e përshkruar atë si ndjesinë më të keqe në botë.
Anglia u mund 3:2 në penallti pas një barazimi 1:1 gjatë 120 minutave, me Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka që dështuan nga pika e bardhë, raporton Gazeta Express.
Anglia ishte në kërkim të trofeut të parë të madh pas 55 viteve, që prej triumfit në Kupën e Botës më 1966.
Kjo ishte finalja e parë në një Kampionat Evropian për Anglinë, po ashtu.
Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi i Tottenhamit tha: “Nuk kam mundur të jap më shumë. Djelmoshat nuk kanë mundur të japin më shumë”.
“Penalltitë janë ndjesia më e keqe në botë kur humb. Nuk ishte nata jonë, por ky ka qenë një turne fantastik dhe ne duhet ta mbajmë kokën lart”.
Ai shtoi: “Natyrisht se do të na dhemb tani. Do të na dhemb për një kohë. Por ne jemi në rrugën e duhur dhe jemi duke u rritur dhe shpresojmë se do të përparojmë vitin e ardhshëm”.