Lirim Kastrati ka shënuar një tjetër gol për Legian e Varshavës.
Në stadiumin “Miejski e Suwalkach”, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës i ka shënuar skuadrës së Suwalkit, sfidë që u zhvillua në kuadër të Kupës së Polonisë.
Kastrati e shënoi golin e epërsisë, për 2-1 në minutën e 65’, duke ndihmuar Legian të përmbysë krejt rezultatin, që në fund fitoi 3-1.