Nuk mund të flas nga emocionet, Sergio Ramos në mesin e lotëve i thotë lamtumirë Real Madridit

Mbrojtësi legjendar i Real Madridit, i ka dhënë fund karrierës së tij te Real Madrid.

Spanjolli u transferua nga Sevilla në Real Madrid në vitin 2005 dhe u paraqit për “Los Blancos” në 469 ndeshje.

Ai lajmëroi se do të largohet nga klubi madrilien pas 16 vitesh.

Në konferencën lamtumirëse ai u pa me lot në sy dhe tha se kjo nuk është një lamtumirë pasi do kthehet përsëri një ditë.

“Unë do të kthehem këtu një ditë, jam i sigurt. Unë dua të shpreh një falënderim të madh për Real Madridin, unë gjithmonë do t’ju mbaj në zemrën time “, tha Ramos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *