Real Madridi gjatë këtij sezoni ka pasur shumë probleme me lëndime të lojtarëve.
I fundit që është dëmtuar, është sulmuesi, Mariano Diaz.
Lajmin e ka konfirmuar klubi në faqen zyrtare, duke bërë të ditur se sulmuesi ka probleme muskulore dhe gjendja e tij do të monitorohet ditëve në vazhdim.
Ai pritet të jetë jashtë së paku dy javë, çka do të thotë se do të humbasë sfidën me Atletico Madridin e disa të tjera me radhë.
Me Marianon, shkon në 42 numri i dëmtimeve në Madrid këtë edicion.
Përveç Marianos, edhe Carvajal, Hazard, Benzema dhe Ramos vazhdojnë të jenë të dëmtuar.
Për Karim ka zëra se do t’ia dalë për derbin me Atleticon, por ende nuk është stërvitur me ekipin.
Kjo do të thotë se Zinedine Zidane ka mbetur pa një 9-sh, pasi në janar largoi Luka Jovicin.