Lojërat Olimpike janë vendosur për t’u luajtur në 23 korrik të vitit të ardhshëm. Kështu ka vendosur ditën e sotme Komiteti Olimpik. Përmes një vendimi unanim është zgjedhur që vera e 2021-shit të presë këtë kompeticion madhor në të cilin marrin pjesë rreth 200 mijë sportistë.
“Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në vitin 2021. Dhe pa vaksinë do të mbahen lojërat. Këto lojërat do të mposhtin COVIDIN. Nuk do të ketë më shtyrje të tyre”, thuhej ndër të tjera në vendimin e Komitetit Olimpik.