Mbrojtësi i majtë, Riza Durmishi nuk po bind te Lazio dhe për këtë arsye klubi italian ka vendosur ta largojë.
Bardhekaltrit nuk janë të lumtur me formën e 26-vjeçarit dhe trajneri Inzaghi nuk mund t’i besojë atij një vend në formacion në këto momente. Në këtë situatë, drejtori sportiv, Igli Tare ka filluar të lëvizë për t’i gjetur një skuadër të re Durmishit.
Sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat italiane, mbrojtësi është pranë kalimit në Serie B. Marrëveshja duket shuma afër, për kalimin e Durmishit te Salernitana, që ka vendosur ta marrë atë në huazim deri në fund të sezonit. Akordi mes palëve duket se është arritur dhe në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.