Real Madridi dhe Chelsea kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Dy gjigantët e futbollit evropian barazuan 1:1 në stadiumin “Alfredo di Stefano” në kryeqytetin spanjollë, në Madrid.
“Blutë” e Londrës ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 14-të kur Pulisic realizoi për mrekulli duke e kaluar portierin vendas, Courtois.
Madrilenët u rikthyen shpejtë në lojë, kur Karim Benzema riktheu baraspeshën në Madrid me një gol të bukur.
Kësisoj, ndeshja e dytë në “Stamford Bridge” do të mbetet e hapur me Chelsean që ka avantazhin për shkak të golit si mysafir.
Nesër (e mërkurë) zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Manchester Cityt.