Kanë përfunduar pa fitues 90 minutat e kohës së rregullt të ndeshjes finale për Kualifikim në Kampionatin Evropian ndërmjet Serbisë e Skocisë.
Skocia ishte shumë afër kualifikimit pasi udhëhiqte me rezultat 0:1 deri në finish të ndeshjes, por Serbia ka barazuar në minutën e fundit të ndeshjes, për ta quar takimin në vazhdime.
Tash do të zhvillohen dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi.
Në takimin tjerë poashtu final Hungaria ka siguruar kualifikimin pasi e ka mposhtur Islandën me rezultat 2:1. Ndeshja Irlanda – Sllovakia ka përfunduar me barazim 1:1 dhe edhe këtu do të kemi vazhdime.