Ndeshja ndërmjet Torinos dhe Lazios ka përfunduar me rezultatin baras, 1:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme në kuadër të Serie A.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesa e dytë përfundoi me dramë. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Torino nëpërmjet sulmuesit kroat, Marco Pjaca në minutën e 76-të.
Kur të gjithë menduan se ndeshjen do ta fitonte skuadra vendëse, kështu nuk mendoi edhe Ciro Immobile I cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për rezultatin 1:1 në minutën e 90+1.
Pas kësaj ndeshje, Lazio ka grumbulluar tetë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Torino gjashtë.
Kjo ndeshje ishte e veçantë për futbollistët shqiptarë të dy skuadrave, pasi ishte përballja e parë për këtë sezon.
Megjithatë, në këtë ndeshje u aktivizuan vetëm Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi për Lazion.
Hysaj kompletoi 90 minuta, ndërsa sulmuesi shqiptar nga Kosova, Muriqi, u inkuadrua në 11 minutat e fundit.
Në bankën rezervë për Torinon ishin Etrit Berisha me Mërgim Vojvoda, ndërsa në bankën e skuadrës nga kryeqyteti italian, ishte Thomas Strakosha.