Ashtu siç është pritur, ndeshja Gjilani – Drita ka sjellë një përballje jashtëzakonisht interesante dhe të fortë por për fat të keq pa fitues.
Gjilanit e Drita kanë luajtur baras 1:1, në sfidën e javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll, rezultat ky që e largon shumë Dritën në luftë për titull.
Gjilani në këtë takim ishte shumë më i qet pasi luante pa presion për shkak që është jashtë objektivave,. Pra luftës për titull dhe luftës për ekzistencë.
Pas 45 minutave të parë Gjilani ka udhëhequr me rezultat 1:0 më golin e Fiton Hajdarit.
Në pjesën e dytë ka barazuar braziliani Pristley i cili edhe e vendosi epilogun e ndeshjes.
Në takimet tjera, Prishtina lehtë dhe bindshëm e ka mposhtur Besës me rezultat 2:0 me golat e Besnik Krasniqit dhe Oto John që shënoi dy gola. Me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe sfida Feronikeli – Trepç’89 me fitoren e vendasve.