“Nuk ka asnjë marrëveshje”, miku i Haaland i mohon informacionet e fundit

Pas lajmeve nga Daily Mail, medium ky i cili dje tha se Erling Haaland dhe Manchester City kishin arritur një marrëveshje për pagën që do të merrte norvegjezi në Angli (rreth 603 mijë euro në javë), një burim i afërt e familjes së lojtarit doli për ta mohuar atë.

Jan Aage Fjortoft, ish-futbollisti norvegjez, mik i ngushtë i familjes së sulmuesit të Borussia Dortmundit, garanton se për momentin nuk ka mirëkuptim.

“Siç kam raportuar prej muajsh, Erling Haaland mund të përfundojë në Manchester City ose Real Madrid. Ata janë dy favoritët. Por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *