Ka përfunduar dyluftimi ndërmjet Florian Markut dhe Rylan Charltonit me këtë të fundit që e ka dorëzuar luftën në raundin e tetë.
Goditjet e Markut ishte të pa përballueshme për rivalin e tij dhe kështu Florian Marku e regjistron fitoren e tetë në karrierën e tij duke e vazhduar rekordin si i pamposhtur edhe më tutje.
Edhe para ndeshjes Marku kishte deklaruar se do ta mposht Charltonin dhe se për këtë ishte shprehur shumë i bindur, gjë të cilën edhe e arriti.
Gjatë tetë raundeve u zhvillua një dyluftim i ashpër, por Marku ishte më preçiz dhe më i saktë në lojën e tij duke siguruar kështu fitoren e radhës.
What a fight!
The Albanian King wins it in the 8th. @FlorianMarku92 ??? pic.twitter.com/ATrnbJye5z
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) February 20, 2021