Shoqata e Gjyqtarëve në Premierligë ka publikuar bisedën mes gjyqtarëve të VAR-it dhe arbitrit në fushë pasi goli i Luis Diaz u anulua gabimisht në humbjen e Liverpoolit ndaj Tottenhamit në fundjavën e kaluar.
Kolumbiani shënoi gol – por ai u anulua si pozitë jashtë loje.
Referi i VAR, Darren England dhe ndihmësi i VAR Dan Cook kontrolluan rastin, por gabimisht besuan se goli ishte ofsajd, dhe kështu e komunikuan si të tillë në bisedën e tyre me gjyqtarin në fushë Simon Hooper.
England dhe Cook më pas e kuptuan gabimin e tyre, por vendosën që nuk mund ta korrigjonin, dhe kështu lejuan që një gol legjitim të mbetej i anuluar.
“Nuk mund të bëj asgjë,” tha England ndërsa operatori i VAR kërkoi që loja të ndalohej.
Më poshtë keni audio-incizimin ku shihet se operatori i kërkoi ta pranonte golin pasi ishte i rregullt, por gjithçka ishte vonë…
PL divulgou o áudio do VAR no golo mal anulado a Luis Díaz contra o Tottenham. pic.twitter.com/ueQRRZxJH0
— B24 (@B24PT) October 3, 2023