Nuk festoi në penalltinë e fundit, Donnarumma zbulon të vërtetën

Njeriu kryesor për triumfin e Italisë në “Euro 2020”, Donnarumma, nuk festoi pas penalltisë së Sakas, dhe për afro dy ditë të gjithë tifozët ishin në mëdyshje se pse Donnarumma nuk festoi në penalltinë e fundit.

Si mundët që një portier të qëndronte aq i ftohtë pas një penalltie që i dhurojë Italisë titullin kampion evrope?

Për t’i dhënë fund këtyre pyetjeve ka menduar vetë Donnarumm në një intervistë për Sky:

“Nuk festova menjëherë sepse nuk mendova se kishim fituar. E kuptova më vonë. Ju betohem se nuk e kuptova, pash fillimisht arbitrin për të kuptuar nëse gjithçka ishte ok, më pas pash shokët që po vinin drejt meje dhe nuk po kuptoja asgjë. Më pas nga aty filloi festa”, u shpreha Donnarumma duke i dhënë fund një herë e mirë të gjithë dyshimeve.

Shihni më poshtë reagimin e Sakas:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *