“Nuk e kuptoj pse e bëri”, Torres dhe përplasja me Simeone-n: E kisha idhull, por…

Karriera e Fernando Torres ka qenë aq e veçantë, sa nuk kishte dyshime se herët ose vonë do të përfundonte në ekranin e madh. Dokumentari për të, me titull “Simboli i fundit”, flet për uljet dhe ngritjet e Nino-s, një që ka realizuar shumë ëndrra, por që ka jetuar edhe shumë zhgënjime.

Marrëdhënia me Atletico Madrid-in “e tij” është një përmbledhje perfekte për këtë. Spanjolli është rritur në atë klub, duke u bërë i madh dhe më pas është kthyer atje në fundin e karrierës. Megjithatë, marrëdhënia me Diego Simeone-n ka qenë e komplikuar.

SIMEONE – Torres e ka thënë qartë në dokumentar: “Nuk besoj se më ka parë si sulmuesin e tij titullar. Gjithsesi, për mua ishte e rëndësishme që ishte aty ku doja të isha. Kushtet nuk më shqetësonin shumë.

“Ndieja një përgjegjësi të madhe kundrejt tifozëve. Nuk i kam kërkuar kurrë Simeone-s asnjë shpjegim sepse e di si është i gatuar. Nuk e di nëse ishte një problem personal, profesional ose të dyja bashkë”.

Dikush që ka qenë në Madrid në atë kohë ka folur madje për zili ndaj statusit të legjendës që kishte sulmuesi. “E kuptoj se për një trajner është e komplikuar të menaxhojë kthimin e një futbollisti si unë, por në një moment shpërtheu.

“Mund ta pranoja se ndoshta nuk isha në gjendje të luaja nga fillimi 40 ndeshje, por nuk e kuptoja pse disa herë nuk isha në stol”. Dhe problemi ka lindur në konferencë për shtyp.

MIKU – Simeone ka folur për formën e sulmuesve të tij dyke thumbuar Nino-n. “Gameiro nuk shënon dhe kritikohet, Torres nuk shënon, por është idhulli i klubit. Ka shumë tifozë dhe kjo është arsyeja pse ia hedh”.

Një goditje e rëndë për Torres, deri në atë pika sa iku i tij Antonio Sanz i ka propozuar të largohet përsëri nga Atletico Madrid. “I kam thënë ‘pse nuk largohemi? Nuk dua të të shikoj të vuash kështu’, por ai më është përgjigjur ‘as që bëhet fjalë’. Në pjesën e dytë të sezonit 2015/16 ka qenë një sulmues i madh, ka shënuar shumë, por shpërblimi i tij ka qenë stoli”.

Torres ka qëndruar dhe ka fituar një Europa League, por fakti se nuk është ndier i vlerësuar, madje sikur e kanë patur zili, ka lënë shenjë tek ai.

“Simeone ishte miku im. Ka qenë idhulli im, më pas shoku im i skuadrës dhe në fund trajneri im. E kuptoj se mund të ketë qenë një situatë e komplikuar për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *