Gazeta ‘Il Mattino’ sot bën një pasqyrë të gjendjes së gatishmërisë në Napoli për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Eintracht Frankfurt, ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Në fillim të javës, klubi i Napolit vendosi të kufizojë shitjen e biletave për tifozët vizitorë, duke ndaluar ata të jenë në stadium.
Në atë moment, në parim, klubi gjerman vendosi të mos i shesë 2500 biletat në dispozicion. Pavarësisht kësaj, rreth 400 tifozë të Eintracht mbërritën në qytet mbrëmë, duke e ditur se nuk do ta shikojnë ndeshjen.
Çfarë do të bëjnë ata atëherë? Këto janë orë tensioni dhe qendra e Napolit është e blinduar në këto orë: për të garantuar sigurinë, është zgjedhur një dislokim i madh i forcave të rendit.