Jeremy Mathieu e ka pranuar se nuk kishte dashur t’i bashkohej Barcelonës për shkak të konkurrencës dhe për shkak se po kalonte çaste të këndshme në Valencia kur kërkohej nga katalonasit.
Por përfundimisht, Mathieu iu bashkua Barçës në vitin 2014 si mbrojtës që do t’i mbulonte dy reparte, atë të qendrës së mbrojtës dhe krahut të majtë, transmeton GE.
Ai ishte lojtar kyc në Valencia dhe e dinte se do ta kishte shumë të vështirë të zinte vend titullari në Camp Nou.
“Nuk doja të shkoja në Barcelonë. Kur m’u afruan ata në vitin 2014, unë isha kapiten i Valencias dhe po e shijoja jetën atje dhe pyesja veten: ‘A do ta ngroh stolin në Barcelonë?’”, tha Mathieu.
“Ia tregova drejtorit sportiv të Valencias Francisco Rufete kontratën që ma ofroi Barcelonë dhe i thashë se do të qëndroja nëse ai ma ofronte të njëjtën pagë. Ai më tha se nuk do të ishte problem, por kur u takuam me presidentin e klubit, ai refuzoi. Rufete nuk e besonte dot”, tregoi francezi.
“E grisa kontratën dhe u thashë atyre se po ikja”, shtoi ai.