Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur skuadrën e tij për të arritur deri te titulli i kampionit, i pari në karrierën e tij si trajner.
Ai gjithashtu ka thënë se fitorja shkon për gjithë tifozët e Dritës si dhe për familjen e tij.
“Thjesht nuk kam fjalë të përshkruaj, është fantastike, uroj gjithë futbollistët, presidentin, tifozët e Dritës”, tha fillimisht Nuhiu për SSK.
“Më vjen keq që tifozët nuk i kishim në stadium, por edhe pse ishin jashtë ata ishin me ne. Futbollistët ishin më meritorët për trofe, sepse lanë ‘shpirtin’ në fushë”.
“Një kampionat i vështirë, sepse kishim katër kundërshtar dhe çdo ndeshje ishte si finale, dhe mendoj që e kemi merituar”.
“Këtë titull ua dedikoj tifozëve tanë, familjes time”, përfundoi Nuhiu.