Nuhiu për ndeshjen ndaj FC Prishtinës: Barazimi ishte epilogu real, mbrojtja jonë kreu punën e vetë

Ardian Nuhiu e ka komentuar ndeshjen e sotme mes FC Prishtinës dhe Dritës.

FC Prishtina dhe Drita barazuan 1:1 në ndeshjen e sotme të mbetur të javës së tretë në Superligën e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Nuhiu, trajneri i Dritës, ka thënë se epilogu real i ndeshjes së sotme ishte barazimi.

“Pjesa e parë i takoi plotësisht FC Prishtinës, ndërkaq në pjesën e dytë u detyruam të kërkonim më shumë”, deklaroi Nuhiu në “Sports Show”.

“Mendoj se epilogu real për sot ishte barazimi”, tregoi ai.

“Otto John u tregua që është futbollist i shpejtë, por Ardian Limani dhe Arago Jamal kryen punën e tyre, kemi bërë një ndeshje të mirë”, shtoi trajneri shkupjan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *