Nuhiu: Na mungoi freskia, shkojmë për ndeshjen e fundit!

Drita i ka shtuar vetës gjasat për të fituar titullin e tretë në histori të klubit.

Në duelin e sotëm, Drita shënoi fitore me rezultatin 1:0 ndaj Drenicës.

Ishte një gol i Xhevdet Shabanit që vendosi fatin e ndeshjes.

Pas golit, Drita kishte vetëm një rast shënimi me Haxhimusën, kurse Drenica as edhe një rast të vetëm për të barazuar rezultatin.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se iu mungojë freskia për ta mbyllur ndeshjën më herët.

“Na mungojë freskia sepse ndeshjet po janë shumë afër, krijuam por nuk kishim freski të shënojmë edhe golin e dytë që më pas të jemi më të qehtë”, tha fillimisht Nuhiu në SSK.

“Tre pikshi na bën më të lehtë punën dhe presim ndeshjen e fundit të kampionatit për të parë se çfarë po ndodh”.

“Gjithsesi, në duelin e sotëm e gjitha ishte nën kontrollin tonë, dhe Drenica nuk na rrezikojë fare sot”, përfundoi Nuhiu.

Me fitore, Drita tashmë ka 68 pikë, katër më shumë se Gjilani që gjendet në pozitën e dytë, dhe pesë më shumë se Ballkani një pozitë më poshtë.

Kujtojmë, nesër po në të njëjtin stadium luajnë Gjilani e Ballkani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *