Ka përfunduar ndeshja e sotme në mes të Dritës dhe Drenicës.
Pas 90 minutash, Drita u tregua më e suksesshme duke fituar me rezultatin 4:1.
Kastriot Rexha me dy gola, Betim Haxhimusa e Izair Emini me nga një gol ishin shënuesit për Dritën, ndërsa për Drenicën shënoi Alban Shillova.
Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tregoi sekretin e fitores.
“Kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë. Futbollistët kanë dhënë maksimumin në secilin repart dhe mendoj që me plotë meritë e kemi fituar ndeshjen. E kemi ditur që Drenica vjen pas dy humbjeve radhazi dhe do të kërkoj të këndellet. Por, presioni i lartë të cilin e kemi aplikuar, si dhe aksionet e shpejta në repartin ofansiv nuk i kanë dhënë fare kohë atyre për të reaguar.
Përqendrimi ynë ishte te Drenica. Nga tani fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit”, tha Nuhiu për SSK.
Me fitore, Drita tashmë gjendet në pozitën e parë me një ndeshje më shumë se Ballkani të cilët luajnë nesër ndaj Prishtinës në kryeqytet.
Kurse, Drenica mbetet në pozitën e tetë në tabelë, e cila rrezikon pjesën e poshtme të tabelës që dërgon drejt rënies nga liga.