Nuhiu: Fitoren nuk e diskutuam, ishte opsioni i vetëm

FC Drita e mposhti sot Ferizajn me rezultat 2-0. Duke e ruajtur lidershipin e saj të paktën deri në xhiron e ardhshme.

Trajneri i gjilanasve Ardian Nuhiu ka folur pas ndeshjes duke theksuar se opsioni i vetëm ishte fitorja, gjithashtu ai ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme ku Drita udhëton te Vushtrria.

“Fitoren nuk e diskutuam, ishte opsioni i vetëm. Kishim raste të shumta në pjesën e parë, por nuk i konkretizuam. Ndërkaq, pjesa e dytë ishte vendimtare. Me dy gola, ia arritëm qëllimit.Sa i përket duelit të javës së ardhshme në “Ferki Aliu” më duhet të them se nuk ka ndeshje të lehta, ku u vërejt sot edhe në pjesën e parë. Sulmon, por nuk shënon por se do të përgatitemi maksimalisht, ashtu si për çdo takim tjetër.”, u shpreh trajneri i ‘bardhekaltërve’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *