Drita arriti të fitojë ndeshjen e parë kundër Deçiçit me rezultat 2-1 më kuadër të raundit të parë në Conference League.
Trajneri Ardian Nuhiu deklaroi se ekipi i tij e meritoi fitoren.
“E filluam ndeshjen shumë lehtë dhe pësuam. Por futbollistët treguan karakter, ata kanë bërë shumë për të marrë fitoren dhe me meritë e arritëm. Kundërshtari shumë vështirë thyhet, ka pranuar shumë pak gola. Në krijuam shumë raste dhe dominuam. Do të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ende nuk ka përfunduar asgjë do të jetë shumë vështirë” deklaroi Nuhiu.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Podgoricë të enjten e ardhshme.