Ka përfunduar në barazim 1-1 takimi mes Dritës dhe Arbërisë.
Pas ndeshjes një deklaratë e dha edhe trajneri i gjilanasëve, Ardian Nuhiu.
“Kemi grup mjaftë cilësor dhe po paraqitemi mirë, e kemi ditur se do jetë e vështirë pasi nuk ka ndeshje të vështira”
“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por po me lojën pasi patëm raste të mira, por rregull i pashkruar i futbollit… kur nuk shënon edhe pëson”
“Arbëria nuk kishte asnjë rast deri para golit, ne mundëm ta mbyllim ndeshjen por nuk patëm fat”
“Deri më sot nuk kemi menduar për ndeshjet e radhës, kemi ndeshje kupe para Prishtinës, do e përgadisim mirë edhe atë ndeshje”- përfundoi trajneri.