Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup, falë fitores kundër Sunderlandit në çerekfinale.
“Topçinjtë” triumfuan lehtësisht me rezultat 5:1 kundër skuadrës që bën gara në divizionet më të ulëta të futbollit anglez.
Ylli i mbrëmjes në “Emirates Stadium” ishte sulmuesi Nketiah që realizoi het-trik.
Nketiah ishte lojtari më i vlerësuar, sipas sajtit prestigjioz të vlerësimeve “Whoscored.com”. Nketiah mori notën 9.8.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka e nisi takimin nga stoli, por u inkuadrua në minutën e 55-të në vend të bashkëlojtarit, Balogun.
Futbollisti nga Prishtina mori notën 6.4 për minutat sa ishte në fushë.