Ndeshje e vlefshme e javës së 22-të të Serie A mes Napolit dhe Juvenusit doli të jetë e fortë, ku në fund fitorja i takoi vendasve me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lorenzo Insigne nga penalltia.
Amir Rrahmani ishte protagonist duke fituar penalltinë, por edhe duke zhvilluar një ndeshje të mirë, ku u vlerësua me notën 7.3.
Portieri Alex Meret ishte më i miri në fushë me notën 8.5.
Te Juventusi më i miri ishte Federico Chiesa, ndërsa më i dobëti ishte Juan Cuadrado.