Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë.
Futbollistët e Franco Fodas do ta kenë një test të vështirë sonte përballë Norvegjisë të mbushur me yje si Erling Haaland e Martin Odegaard, raporton KosovaPress. Para miqësores së sotme ka reaguar edhe tifo-grupi jonë “Dardanët”.
“Sonte luajmë miqësoren ndaj Norvegjisë në kuadër të përgatitjeve sa më të mira para fillimit të Ligës së Kombeve. Mundësi e mirë kjo për secilin lojtar që t’i tregojë cilësitë, ani pse përballë do të kemi një kombëtare plot yjesh si ajo e Norvegjisë.
Por, ne jemi Kosova, asnjëherë s’ndihemi inferiorë! Forca Dardanë!”, ishte mesazhi i “Dardanëve” në “Facebook”.