Norvegjia humb ndeshjen në tavolinë

Një rast i ngjashëm me Juventus-Napoli në Itali, ku skuadra e Genaro Gattusos nuk u paraqit dhe humbi ndeshjen në tavolinë, ka ndodhur edhe në Ligën e Kombeve me përballjen mes Rumanisë e Norvegjisë.

Komisioni i Disiplinës në UEFA është mbledhur për të shqyrtuar rastin, pasi nordikët nuk u lejuan nga autoritetet shëndetësore të udhëtojnë drejt Rumanisë, për shkak të infektimit nga koronavirusi të futbollistit Omar Elabdellaoui.

Pasi mori në konsideratë të gjithë dëshmitë dhe shkresat e rastit, UEFA vendosi t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë përfaqësueses rumune, ndërsa lajmin e dha vetë Federata e Futbollit në Norvegji, që tha se ka 5 ditë kohë për të apeluar vendimin, transmeton Super Sport.

Në rrethana pak a shumë të njëjta është edhe përballja mes Zvicrës e Ukrainës, që nuk u luajt mbrëmjen e djeshme, pasi një futbollist i përfaqësueses së drejtuar nga Andriy Shevchenko rezultoi pozitiv dhe autoritetet e Lucernës nuk lejuan që skuadra të shkojë në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *