Nora Gjakova dhe Amir Rrahmani fitojnë çmimet speciale për vitin 2021

Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka shpallur laureatët e vitit. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve po mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë.

Xhudistja, kosovare Nora Gjakova është shpërblyer me çmimin special në sportin kosovar. Ajo arriti ta fitojë medaljen e artë olimpike në Tokio 2021, dhe kishte kështu njëri nga vitet më të suksesshme në karrierën e saj.

Ky çmim i ka takuar edhe Amir Rrahmanit në konkurrencën e meshkujve. Rrahmani pati një vit spektakolar me Napolin, derisa mori edhe çmimin futbollisti më i mirë i Kosovës.

Ata fituan edhe nga një çek në vlerë të 1.000 eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *