Nora fiton sërish me ippon, eliminon xhudisten serbe

Gjakova ka prekur gjysmëfinalen në Tbilisi të Gjeorgjisë. Është një luftë larg sigurimit të medaljes.

Nora Gjakova s’di të ndalet në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, raporton Gazeta Express.

Pas fitores me ippon ndaj xhudistes nga Austria, Sabrina Filzmoser, xhudistja kosovare ka siguruar një tjetër triumf në rrugën për medaljen e artë.

Nora e ka mposhtur në çerekfinale serben, Marica Perisic, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ajo fitoi sërish me ippon.

Tani Gjakova është futur në garë për medalje, pasi është vetëm një luftë larg që të sigurojë një të tillë.

Kundërshtaret e saj ende nuk janë mësuar, por pritet të mësohet pas ‘luftave’ mes Lu – Liparteliana dhe Deguchi – Konkina.

Nora po garon në kategorinë -57 kg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *