Mesfushori i Leipzig, Christopher Nkunku është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë dhe me mjaft perspektivë për të ardhmen ndërsa ka shkëlqyer në këtë sezon të Bundesligës.
Gjigantët anglez janë në garë për ta “rrëmbyer” atë dhe listën e kryesojnë ekipet si Chelsea dhe Man. United. Francezi zhvilloi një sezon fantastik për ekipin e Leipzig duke shënuar 35 gola dhe duke asistuar 20 herë për shokët e skuadrës, në totalin prej 51 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet për skuadrën e tij.
Kontributi i tij në fitimin e Kupës në Gjermani ishte tepër i madh, pasi Leipzig arriti të fitonte “DFB Pokal” në finale me ekipin e Freiburg, ku Nkunku arriti të barazonte rezultatin në minutën e 76-të të takimit dhe u tregua i saktë nga gjuajtja e panlltisë së parë për skuadrën e tij.
Natyrisht, sukseset e tij si me ekipin por edhe ato në planin individual e kanë parë atë të lidhur me një transferim të mundshëm ku shumë skuadra janë vënë në lëvizje.
Përveç Chelsea dhe Manchester United raportohet se të interesuar për të marrë shërbimet e francezit janë edhe Liverpool, klubi i tij i fëmijërisë Paris Saint-Germain dhe Kampionët e Gjermanisë Bayern Munich.
Ai luajti 78 ndeshje për PSG-në, duke shënuar 11 gola, përpara se të kalonte në Leipzig në verën e vitit 2019 në kërkim të më shumë minutave. Menjëherë në Bundesligë ai shfaqi vlerat e tijë ku që në sezonin e parë shënoi 5 herë dhe asistoi 13 herë për skuadrën gjermane.