Njoftim zyrtar nga Danimarka: Eriksen është zgjuar, po trajtohet në spital

Ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga Danimarka. Ata thanë se futbollisti, Christian Eriksen është zgjuar dhe po trajtohet në spital.

Eriksen iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Righospitalet.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

Ndeshja është suspenduar edhe zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *