Gerardo Bedoya është zyrtarisht lojtari më problematik në histori të futbollit.
Kolumbiani i cili bëri 49 paraqitje për kombëtaren e tij, ka një rekord të tmerrshëm sa i përket disiplinës si lojtarë, ku e bën Roy Keane e Sergio Ramos të duken si engjuj.
Ai është ndëshkuar me karton të kuq për më shumë se 46 herë, në një karrierë 20 vjeçare në Amerikën e Jugut. Sipas statistikave të publikuara, Bedoya është ndëshkuar 14 herë me karton të kuq për skuadrën e Deportivo Cali, pesë herë për Racing Club, shtatë herë për Millonarios dhe tetë herë për Santa Fe.
I njohur ndryshe si “Bisha”, Bedoya një herë u ndëshkua me 15 ndeshje mos lojë për një goditje me bërryl dhe duke e goditur me këmbë lojtarin kundërshtar Jhonny Ramirez në derbin e “Bogas” në vitin 2012. Ishte i 41 karton i kuq për të, dhe pas kësaj ndeshje për media, ai kishte nervat të thoshte se “normalisht unë nuk jam kështu”.
Videon rreth kësaj ngjarje mund ta shikoni më poshtë.