Njëra prej skuadrave pjesëmarrëse tërhiqet nga Liga Unike

Liga Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ishte paralajmëruar të fillojë më 6 prill me formatin “Final 8”, ka nisur të ketë telashe ende pa filluar gara në parket.

Me anë të një njoftimi zyrtar, nga kjo ligë është tërhequr Teuta e Durrësit.

Sipas njoftimit nga Liga Unike, arsyeja e tërheqjes së Teutës është pamundësia për t’u organizuar për një kohë të shkurtër.

Me largimin e Teutës, gara do të organizohet me 7 skuadra, 4 nga Kosova (Prishtina, Peja, Rahoveci, Ylli) dhe 3 nga Shqipëria (Goga Basket, Vllaznia, Tirana) sipas çifteve të parapara me formatin e eliminimit.

Njoftimi në “Facebook” nga faqja zyrtare e Ligës Unike:

https://www.facebook.com/118893556620334/posts/267888475054174/?d=n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *