Ish-lojtari i Chelseat dhe Atletico Madridit, Diego Costa është afër marrëveshjes me Salernitanon, raportojnë mediat italiane.
Salernitana është aktualisht skuadra e fundit në Serie A. Ata kanë 10 pikë dhe janë tetë larg zonës së sigurt.
Klubi mezi mbijetoi pasi duhej të gjente një pronar të ri deri në fund të vitit 2021, dhe kjo ndodhi në ditët e fundit të vitit të kaluar.
Drejtori i ri i përgjithshëm i Salernitana, Ëalter Sabatini, po punon për përforcimet e skuadrës dhe si vend kryesor është identifikuar Diego Costa.
Sabatini kishte dëshirë që sezonin e kaluar ta sillte Costën te Bologna, por atëherë nuk ia doli.
Mediat italiane raportojnë se të gjitha marrëveshjet personale mes lojtarit dhe klubit janë arritur dhe se e gjithë marrëveshja është ende duke u zyrtarizuar.
Costa luajti për Atletico Mineiro vitin e kaluar, me të cilin fitoi titullin brazilian, dhe padyshim që ka motivin për t’u rikthyer në Evropë dhe për t’u provuar në Itali, madje edhe në ekipin e Serie A të vendit të fundit.