Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski ka udhëtuar drejt Antalisë në Turqi.
Atje, ai po sheh nga afër fazën përgatitore të skuadrave maqedone që gjinden në bregdetin turk.
E përzgjedhësi i Maqedonisë Veriore gjatë ditës së shtunë do të udhëtojë drejt Stambollit.
Aty nga afër do ta përcjellë sfidën Fenerbahce – Bashakshehir, ku pritet të jetë titullar
edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Pikërisht ky i fundit do të jetë cak i Angellovskit, i cili do të shohë nga afër sulmuesin prizrenas
para duelit të muajit mars në Ligën e Kombeve.
Tutje, trajneri në fjalë pas një dite do të jetë edhe në ndeshjen Shkëndija – Akademia Pandev e karakterit miqësor.
Kujtojmë, Maqedonia Veriore është kundërshtari i radhës i Kosovës në gjysmë finale të Ligës së Kombeve.