Vala e largimeve e ka kapluar Barcelonën.
Largimi i Leo Messit i ka tronditur të gjithë tifozët e kësaj skuadre, por që ka dhënë sinjal se askush nuk e ka të garantuar qëndrimin.
Samuel Umtiti është i hapur për idenë e largimit nga Barcelona nëse mund të bëhet marrëveshja e duhur, pohon Mundo Deportivo.
Gjigantët e Ligës janë poashtu të interesuar për ta larguar atë, andaj edhe po presin ofertat e duhura.