Një tjetër emër për Kosovën, FFK në bisedime me trajnerin e njohur italian

Përfaqësuesja e Kosovës është pa trajner, pas shkarkimit të teknikut zviceran Bernard Challandes.

Trajneri zviceran u largua nga stoli i Kosovës pas ndeshjes me Gjeorgjinë, ku Dardanët u mposhtën 1-2.

Shumë emra janë përmendur deri më tani, por FFK ka mohuar bisedimet me ndonjërin nga ta.

Emri i ri që ka dalë në skenë është ai i italianit, Roberto Donadoni. RTV Dukagjini mëson se trajneri i njohur italian, Roberto Donadoni ka shprehur interesim ta drejtoj Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Gjithnjë sipas RTV Dukagjinit, FFK-ja tashmë është në bisedime me 58-vjeçarin e lindur në Bergamasco të Italisë.

Donadoni karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2001 te Lecco, derisa ka drejtuar edhe skuadra si Livorno, Genoa, Napoli, Cagliari, Parma, Bologna e ë fundmi në Superligën e Kinës te Shenzhen.

Vlen të theksohet se trajneri italian për dy vite e drejtoi edhe Kombëtaren e Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *